Start up innovation 2017

"Me datë 02.06.2017, u zhvillua kompeticioni i 4-tërt i Inovacionit, “Innovate Your Way Out”, në Tirana International Hotel. Në kompeticion u vlerësuan 10 projektet më të mira të studentëve të FEUT. Paneli vlerësues përbehej nga personalitete të shquara në fushën akademike, biznesit dhe instuticioneve publike. Eventi u hap me fjalën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, i cili ishte dhe pjesë e panelit vlerësues. Në fund të kompeticionit u ndanë tre çmime, ku çmimi i parë shkoi për Projektin "TASK", çmimi i dytë për Projektin "Edukimi Virtual" dhe çmimi i tretë për Projektin "The Saver". Gjithashtu Globus Travel ofroi çmimin special i cili ishte një paketë pushimesh për çdo pjesëmarrës çmim ky që shkoi për grupin "U-pick Smart"."